Eurostat: 755 fëmijë ikën nga Kosova, azil në vendet e BE-së

Lajme

Eurostat: 755 fëmijë ikën nga Kosova, azil në vendet e BE-së

Më: 2 maj 2016 Në ora: 16:18

Eurostat ka bërë me dije se të paktën 755 të mitur nga Kosova kanë kërkuar azil në shtetet anëtare tw Bashkimit Evropian, ku 745 prej tyre në Hungari, si dhe 10 të tjerë në Slloveni gjatë vitit që lamë pas. Kurse, të paktën 480 fëmijë nga Shqipëria të pashoqëruar kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Në dokumentin e publikuar bëhet me dije se numri më i lartë i tyre është në Britaninë e Madhe, ku numri i azil-kërkuesve minorenë shqiptarë është 455. Vende të tjera në të cilat fëmijët janë regjistruar si të pashoqëruar janë Luksemburgu ku numri i tyre është 15 dhe Irlanda me 10. Megjithatë, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi Eurostat ka publikuar vetëm shifrat për grupet e shtetasve që zënë tre vendet e para në të gjitha vendet antare të BE-së për nga numri i kërkesave.

Në terma të përgjithshëm shifrat janë alarmante, në kushtet kur në total numri i fëmijëve të pashoqëruar është 88.300.

Kjo shifër është disa herë më e lartë se ajo e regjistruar përgjatë viteve të shkuara. Eurostat komunikon se 91% e të mirturve që kërkuan azil në 2015 ishin djem dhe vetëm 9% prej tyre ishin vajza. Prej tyre, 50.500 i përkisnin moshës nga 16-17 vjec.

Rre th 51% e fëmijëve që aplikuan ishin nga Afganistani, duke shënuar kështu edhe numrin më të lartë për nga shtetesia. Pas tyre vijnë sirianët me 16%, fëmijët nga shteti afrikan Eritra me 6%, irakenët me 5 %, etj. Ndërkohë, shtetet që kanë pritur më shumë të mitur kanë qënë Suedia me 35.300, e ndjekur nga Gjermania me 14.400, Hungaria me 8.800, Austria me 8.300 etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat