Logoja e këtij shqiptari do të përdoret nga të gjitha Ambasadat amerikane nëpër botë (Foto)

Lajme

Logoja e këtij shqiptari do të përdoret nga të gjitha Ambasadat amerikane nëpër botë (Foto)

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:18

Njihuni me Antian Asllanin. Djaloshin nga Peja i cili fitoi garën ndërkombëtare të lansuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për dizajnimin e logos për nder të ditës botërore të lirisë së shtypit.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë me anë të një postimi në faqen zyrtare poston foton e djaloshit

“Logoja e Antianit do të përdoret në të gjitha ambasadat amerikane nëpër botë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit që është me datë 3 maj, dhe gjatë vitit për ta promovuar lirinë e medias. Bashkohuni në urimet tona për këtë arritje madhështore të Antianit dhe shpërndajeni me miq”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat