Deputetes Njomza Emini i besohet një post i rëndësishëm shtetëror

Lajme

Deputetes Njomza Emini i besohet një post i rëndësishëm shtetëror

Nga: M. Lakna Më: 2 maj 2016 Në ora: 12:33

Pas dorëheqjes emërimit të zonjës Teuta Sahatqija si Konsulle e Përgjithshme në Nju Jork, vendin e saj në Komisionin për Integrimi Evropiane, do ta zë kolegia e saj nga LDK-ja Deputetja Njomza Emini.

Deputetja Njomza Emini ka njoftuar nëpërmjet Facebook-ut se tash e tutje do të jetë Kryetare e Komisionit për Integrime Evropiane.

“Te dashur miq, Ju njoftoj qe se fundmi, me eshte besuar nje pune me shume pergjegjesi; Kryetare e Komisionit Parlamentar per Integrime Europiane. Kolegeve te Lidhjes Demokratike te Kosoves u jam mirenjohese e falemnderuese per besimin dhe perkrahjen e çmuar!

Ky hap i ri, lutem t'i sherbej popullit dhe vendit tim! Si perhere, me pergjegjesi, ndershmëri e vullnet do punoj per te miren e pergjitheshme! Kjo rruge e nisur me përkushtim, qofte e bardhe për mua dhe gjithe vendin tim!”, shkruan Deputetja Njomza Emini në profilin e saj në Facebook./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat