Çollaku uron paraprakisht për viza

Lajme

Çollaku uron paraprakisht për viza

Më: 2 maj 2016 Në ora: 11:46

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, në një postim në Facebook ka thënë se Kosova ka filluar një javë shumë dinamike dhe të mbushur me lajme historike.

Ai në postimin e tij nuk e ka fshehur entuziazmin e tij për lajmet e mira që pritet të marrë Kosova gjatë kësaj jave. Ai madje ka uruar qytetaret paraprakisht për vizat.

“Filluam javën e re, që natyrshëm do të ketë lajme dhe zhvillime të reja. Për më tepër, jam shumë i sigurt se do të jetë një javë shumë dinamike dhe e mbushur me lajme historike për shtetin tonë të ri”, shkruan Çollaku.

“Këto lajme që do vinë, edhe pse të vonuara pa fajin tonë, do të gëzojnë shumë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, deklaroi ministri në llogarinë e tij në facebook.

“Me lejoni të marr guximin dhe paragjykoj sukses të plotë të Kosovës i cili është plotësisht i merituar. Prandaj, në menyrë krejt të pazakonshme, iu uroj paraprakisht të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për sukseset historike të kësaj jave.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat