Pacientja 105 vjeçare që po mahnitë mjekët e QKUK-së

Lajme

Pacientja 105 vjeçare që po mahnitë mjekët e QKUK-së

Më: 2 maj 2016 Në ora: 09:17

Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, dr. Gani Bajraktari ka falënderuar pacienten 105 vjeçare, që iu kthye familjes në gjendje të mirë shëndetësore pas përjetimit të infarktit

“Çdo ditë bëjmë përpjekje që të motivojmë pacientët për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

Këtë herë motivacioni erdhi në kahje të kundërt: Falënderimet nga pacientja 105 vjeçare, që iu kthye familjes në gjendje të mirë shëndetësore pas përjetimit të infarktit, ishin motivacion për ne!” shkruan Bajraktari në Facebook.

Ndryshe Sherife Gashi nga Mramori i Prishtinës në moshën 105-vjeçare, gjatë javës që shkoi kishte përjetuar infarktit, të cilit I ka mbijetuar dhe ky është një rast që po konsiderohet i veçantë në mjekësi.

Pas trajtimit që ajo mori nga ekipi i mjekëve të sëmundjeve të zemrës është rikthyer në shtëpi dhe ajo do të jetë në gjendje që të flasë si para një jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat