Pas 16 viteve u gjenden trupat në malet e Himalajeve

Lajme

Pas 16 viteve u gjenden trupat në malet e Himalajeve

Më: 2 maj 2016 Në ora: 07:50

Trupat e dy alpinistëve amerikanë janë gjetur në një akullnajë të Himalajeve, 16 vite pasi ata vrarë nga një ortek i madh bore.

Alpinistët e njohur botërisht Alex Lowe dhe David Bridges, në tetor të vitit 1999 kishin arritur të ngjiteshin në majën më të lartë të himalajeve, ku edhe ishin goditur nga orteku.

Javën e kaluar ata ishin gjetur nga dy alpinistë të tjerë.

Gruaja e alpinistit Alex Lowe, Jennifer Lowe-Anker tha se ata kishin qenë të ngrirë kur ishin gjetur me të gjitha pajisjet dhe gjësendet që kishin pasur me vete.

Lowe, 40 vjeçar, ishte konsideruar si një alpinistët më të mirë të gjeneratës së tij. Ku gjatë aktiviteteve të tij, kishte shpëtuar edhe alpinistët të tjerë, që kishin mbetur të bllokuar nëpër majat emaleve të larta.

Ai dhe David Bridges njiheshin si miq të ngushtë, të cilët i donin aventurat e tilla dhe merreshin me alpinizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat