Kastrati: Berati shpall njerëz të Millosheviqit ata që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, Kushtetutën e Kaçanikut dhe referendumin për pavarësi

Lajme

Kastrati: Berati shpall njerëz të Millosheviqit ata që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, Kushtetutën e Kaçanikut dhe referendumin për pavarësi

Më: 2 maj 2016 Në ora: 00:51

Postimi i radhës nga publicisti Rexhep Kastrati, si reagim ndaj emisionit “Portret i paautorizuar i Isa Mustafës”.

"Berati shpall njerëz të Milosheviqit ata që shpallën Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut, Kushtetutën e Kaçanikut dhe referndumin për pavarësi

Në përpjekje për të shfryrë urrejtjen patologjike kundër kryeministrit Mustafa, Berati përmendi faktin se ai ishte pjesë e kabinetit të Zejnullahut, por nuk përmendi fare se aji gjeneratë e delegatëve shpallën Deklaratën Kushtetuese të vitit 1990; Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorir 1990 dhe Referendumin për pavarësi të shtatorit - tetorit 1991. Bizariteti dhe marrëzia kundërkombëtare qëndron në faktin se këtë gjeneratë e trajtoi si të ishin njerëz të Milosheviqit. Mund të kuptohet se sa shumë janë zhytur në njollosjen e historisë më të re të Kosovës. Dhe si për t'i bërë jehonë, edhe ndonjë portal këtë qasje e mbllaçitin pa menduar mirë se kështu po bëhen zëdhënës të koncepteve kundërshtetërore e kundërkombëtare, ndërkohë që thirren në rugovizëm."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat