Eurovisioni ndryshon rregulloren për përdorimin e flamujve

Lajme

Eurovisioni ndryshon rregulloren për përdorimin e flamujve

Më: 2 maj 2016 Në ora: 00:08

Organizatorët e festivalit evropian të këngës Eurovision kanë ndryshuar formën e rregullores për përdorimin e flamujve gjatë festivalit, pas reagimeve të shumta në Kosovë e në pjesë të tjera të botës.

Ata kanë zëvendësuar listën me flamujt e ndaluar që nuk mund të mbahen nga publiku gjatë tri netëve të festivalit - që këtë vit mbahet në Stokholm në datat 10, 12 e 14 maj - me një rregullore të përgjithshme për flamujt.

Në mesin e këtyre flamujve ishte edhe ai i Kosovës, në të njëjtën listë me atë të Palestinës, Baskisë, ISIS'it, Qipros Veriore, e të tjerë.

Megjithatë, flamuri i Kosovës, si dhe flamujt e tjerë të lartpërmendur, mbeten të ndaluar për t'u mbajtur nga publiku gjatë festivalit. Krejt çfarë ka ndryshuar në këtë rregullore është heqja e dukjes së flamujve, por rregullat tashmë janë vetëm me shkrim.

Ato lejojnë vetëm flamujt e shteteve që janë të pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, flamurin e Bashkimit Evropian dhe flamurin shumëngjyrësh (ylber), si simbol të tolerancës dhe diversitetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat