Kastrati: Çfarë zori të ka kapur Berat? Ata në foto me ty a nuk janë pjesë e Shtabit të milionerëve?

Lajme

Kastrati: Çfarë zori të ka kapur Berat? Ata në foto me ty a nuk janë pjesë e Shtabit të milionerëve?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 23:57

Publicisti Rexhep Kastrati, në një postim të rradhës ka vazhduar të nxjerrë të "palarat" e ish deputetit të PDK-së Berat Buzhala, lidhur me LDK-në dhe dhe një dokumentar të transmetuar nga ky i fundit për kryeministrin Mustafa.

"Ashtu siç pritej, në fund të emisionit u dha edhe mesazhi: Isa Mustafa dhe LDK duhet të shkojnë. Dhe gjithë ai mund për ta thënë këtë. Në fakt u vërtetua teza se të gjitha angazhimet kanë qenë dhe janë të orientuara kundër Qeverisë që drejton kryeministri Mustafa dhe LDK. Por krejt në fund, Berati e dogji emisionin kur fokusoi një pozicion në Kuvend ku dukeshin kryeministei Mustafa, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Siç dihet, Berati e ka deklaruar vetë jaranin me Kadri Veselin, Sami Lushtakun, kurse Hashim Thaçin e ka pasur kryetar partie dhe kryeministër. Dhe këtu do të fillojë komentin tim..." ka mbyllur komentin publicisti Kastrati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat