Shtimja feston 1 majin me veturë zyrtare?

Lajme

Shtimja feston 1 majin me veturë zyrtare?

Nga: Shkruan: Uran Halimi Më: 1 maj 2016 Në ora: 22:42

- 1 maji është dita ndërkombëtare e punës. Në këtë ditë në shumë vende të botës qytetarët marrin iniciativa për aktivitete të ndryshme, ata të paknaqurit protestojnë, ndërsa disa vende festojnë për “sukseset” e tyre. Shteti ynë i Kosovës e përfillë këtë praktikën e dytë.

Tek ne, 1 maji ligjërisht është ditë pushimi për të gjitha institucionet publike dhe private, por kjo gjë nuk përfillet nga zyrtarët komunal të Shtimes!

Sot, rreth orës 10:00 të mëngjesit një veturë zyrtare e kësaj komune është parë në parkingun e Restaurantit “Besimi Petrol” në fshatin Pjetershticë të Komunës së Shtimës, marka Audi me targa: 05Z-10-22 me mbishkrimin: “Komuna Shtime”.

Në bazë të rregullorës se punës dhe ligjit, kjo veturë do të duhej të ishtë në parkingun e komunës dhe jo në parkingje të restauranteve.

Zyrtarët komunal ende nuk kan dhënë ndonjë deklaratë apo njoftim se pse kjo veturë në ditë pushimi është shfrytëzuar nga punonjësit e tyre.

Gjërat e tilla janë të ulëta dhe të pa pranueshme për qytetarët e kësaj komune.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat