Arrestohet Lubisha Vujoviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i Azem Sylës

Lajme

Arrestohet Lubisha Vujoviq, i dyshuar si bashkëpunëtor i Azem Sylës

Më: 1 maj 2016 Në ora: 18:04

Është arrestuar personi i tetë në rastin tashmë të njohur si ai grupi i Azem Sylës.

I arrestuari është Lubisha Vujoviq, bashkëpunëtor i Azem Sylës, ish-deputetit të PDK-së, të cilit dje iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Lajmin për arrestimin e një të dyshuari në këtë rast e ka konfirmuar edhe Prokuroria e shtetit.

“Konfirmoj se është arrestuar një person i përfshirë në grupin e të dyshuarve në aksionin e fundit kundër korrupsionit. Nuk dihet asnjë e dhënë për personin e arrestuar por vetëm se ai është arrestuar në pikën kufitare në Jarninë”, ka thënë Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë.

Aksioni i ndërmarrë ditë më parë, më i madhi i kryer ndonjëherë në Kosovë për krim të organizuar, përfshinë një listë të të dyshuarve prej 51 vetave, në mesin e të cilëve është deputeti Azem Syla, raporton Insjaderi. Mes tyre ka gjyqtarë, zyrtar komunalë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj.

Deri më tani janë arrestuar 8 të dyshuar nga 9 fletarreste sa janë lëshuar nga Prokuroria e shtetit. Të shtatëve u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat