A po mbjellë frikë dhe nervozë arrestimi i Azem Sylës?

Lajme

A po mbjellë frikë dhe nervozë arrestimi i Azem Sylës?

Nga: Rexhep Kastrati Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:45

Para do kohe, Express pat transmetuar me bujë një emision për milionerët komandantë, e të cilin e pat titulluar “Shtabi i milionerëve”, emision që u prit shumë mirë nga opinioni i gjerë. Dhe buja që bëri ky emision, ishte më e madhe se buja që kishte bërë edhe skeqi humoristik i “Stupcave” për komandantët e luftës.

Në çdo tavolinë, në çdo ndejë, ato ditë vetëm për atë emision bëhej fjalë. Edhe pse rezervohesha të shprehesha publikisht, në ndjeja me miq, vazhdimisht u thosha se këta nuk e kanë me komandantët, por e kanë me LDK-në, në kuptimin se duke inkriminuar mediatikisht të përfshirët në atë emision, ishte synohej që të bashkë me inkriminimin e tyre, të nxitej një reagim të opinionit kundër LDK-së. Pra, nëpërmjet atij emisioni synohej që t’u thuhej njerëzve ajo që opozita dhe të ashtuquajturit analistë e thoshin vazhdimisht se LDK ishte si PDK dhe duhej të përmbyseshin të dyja.

Edhe pse në nivel të opinioneve politike, një tezë e tillë nuk është se shihej me vend, por nuk shkuan pak ditë, dhe këtë e thanë vetë: Berat Buzhala ishte shprehur tepër me nerva pse LDK heshtte dhe priste, sipas tij, që PDK, AAK, Nisma dhe sekta okulte e Albinit të fillonin luftë gjithëpërfshirëse. Bile Berati kishte shkuar aq larg, sa kishte akuzuar LDK-në se i gëzohej arrestimit të çdo pjesëtari të UÇK-së.

Dhe këtë e thotë Berati, duke shpërfaqur një pikëpamje të kundërt me të emisionit “Shtabi i milionerëve”, pasi që të përfshirët në atë emision, ishin komandantë lufte, dhe persona që në një mënyrë apo tjetër kishin të bënin me UÇK-në.

Tash cilin të besojmë, emisionin “Shtabi i milionerëve”, që e ka prodhuar “Express”, apo Beratin që bëhet nervoz me rastin e arrestimit të Azem Sylës? Dhe në nerva e sipër, ai quan LDK frikacake dhe të nënshtruar, ani që pikërisht në këtë legjislaturë dhe në këtë mandat qeverisës, është ajo që ka kryeministrin dhe drejton Qeverinë, për dallim nga herët tjera kur edhe kur i fitonte zgjedhjet, ua jepte drejtimin e Qeverisë të tjerëve.

Në këtë pikë, Berati nuk dallon fare nga pjesa tjetër e politikës dhe e të ashtuquajturve analistë që iu turrën LDK-së dhe Qeverisë vetëm pse në krye të saj është kryeministri Mustafa. LDK ishte trime kur bënte koalicionin e parë qeverisëse me kryeministër Bajram Rexhepin e PDK-së, edhe kur bënte koalicionin e dytë qeverisës me kryeministër Ramush Haradinajn dhe të tjerët nga AAK, e edhe kur bënte koalicionin e tretë qeverisës me kryeministër HashimThaçin, por për çudi qenka bërë frikacake tash kur ka marr drejtimin e Qeverisë dhe kur qeverisja aktuale po jep rezultate pozitive, siç është MSA, liberalizimi i shpejtë i vizave, reformat në sistemin fiskal, menaxhimi i mirë i financave publike, rritja e të hyrave buxhetore mbi masën 18 përqind, si dhe një disiplinë në shpenzimet buxhetore, dhe në rritjen e investimeve publike. Përveç këtyre, është bërë edhe një reformë e skemës pensionale, të mbështetjes së familjeve në nevojë etj.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat