Azem Syla mund të japë përgjigje mbi veprimet e kupolës së krimit në Kosovë

Lajme

Azem Syla mund të japë përgjigje mbi veprimet e kupolës së krimit në Kosovë

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:41

Prapavijat e arrestimit të Azem Sylës

Java që lamë pas shënoi një hap konkret sa i përket luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ish Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla, tashmë ka nisur të vuaj paraburgimin prej 30 ditësh, në burgun e sigurisë së lartë në Dyz të Podujevës.

Arrestimi dhe ndjekja e deputetit Azem Syla, ka bërë bujë të madhe tek opinioni, pasi ai konsiderohet si një nga figurat kyçe të grupit prej 51 personave që dyshohen për shpërlarje parash.

Analistët dyshojnë se, arrestimi dhe më pas burgosja e Deputetit Azem Syla, mund të ketë lidhje me ndonjë pazar politik, apo Syla të bëhet dëshmitar i Prokurorisë për shumë raste të tjera në hetimet ndaj “peshqve të mëdhenj”.
Kupola e Krimit

Për analistin Rrok Berisha, reagimet e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli si dhe Presidentit Hashum Thaci, ngjallin dyshimet se Syla mund ta ketë përkrahjen e institucioneve, andaj edhe nuk fshihet nga drejtësia.
”Mjerisht deri tash jemi mësuar me shumë të pa pritura, procese që fillojnë e nuk përfundojnë. Kjo vërehet edhe te disa persona të afërm me politikanë e veçmas kryetaret e komunave nga radhët e PDK-së. Vet shfaqja mediatike e "Presidentit" , Thaçi dhe e kryetarit të Parlamentit Veseli, të bënë me dyshua, se z. Syla, indirekte do ta ketë përkrahjen e tyre-Institucioneve të shtetit. Në këto pozicione "të favorshme ", z. Syla, më së paku ka nevojë të fshihet nga "drejtësia", ngase "drejtësia" çfarë ishte deri tash në Kosovë, kësaj radhe nëse nuk vepron EULEX -do të jetë në anën e z. Syla”, thotë Berisha.

Sipas tij, si një nga njerëzit kyç në historinë e luftës, Azem Syla, me z. Xhavit Haliti, mund të japin përgjigje mbi atë që ka ndodhur në Kosovë tash e sa vite.

“Z. Azem Syla, si njeriu kyç ne Hierarkinë e "luftës", e të PDK-së, ka rol shumë të rëndësishëm, ngase ai bashke m z. Halitin, mund ta zgjidhin e gjithë atë që ka ndodhur tash e sa vjet në Kosovë, si para, gjate e pas luftës në Kosovë! Pra qoftë për vrasjet apo për krimin e organizuar. Pra ai akuzohet, për krim të organizuar, deshëm e apo jo të besojmë, edhe nëse nuk është kupola e krimit, nuk mund të jetë i pa zhytur, ai i mund të ketë lidhje e koordinime me të gjithë ata që kanë kryer krime”, shprehet Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat