Sa po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë?

Lajme

Sa po respektohen të drejtat e punëtorëve në Kosovë?

Nga: Diana Bunjaku Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:37

1 Maji – Dita e Punëtorëve

Qytetarë të shumtë të cilët kishin dalur me familjarët e tyre, në mesditën e së dielës , për ta shijuar këtë ditë me diell, (Ditën e 1 Majit) mendojnë se të drejtat e punëtorëve në Kosovë, nuk respektohen sa duhet. Ata vlerësojnë se shkeljet më të rënda me punëtorët po bëhen kryesisht në sektorin privat, ku në pjesën më të madhe të rasteve, punëtorët trajtohen si skllevër. Sipas tyre, punëtorët jo vetëm që nuk respektohen por edhe shkelen me ligj, pasi në të shumtën e rasteve ata punojnë pa kontrata punë, dhe pa sigurim shëndetësorë, gjë që nuk garanton askush për ta.

Gashi: Shkelje më të mëdha bëhen me kontrata të punës, pasi që një numër i madh i punëtorëve , vazhdon të punojë pa kontratan Afrim Gashi, tregtar tha se te drejtat e punëtoreve nuk respektohen aspak sepse punëtoret sipas tij, janë të margjinalizum.

Sipas tij, pikë së pari kontrata kolektive është e parealizueshme, mbrojtja në punë, po ashtu nuk zbatohet fare, si dhe sigurimi shëndetësor nuk ekziston.

“ Pra shkeljet më të mëdha bëhen me kontratat e punës, pasi që një numër i madh i punëtorëve, vazhdon të punojë pa kontrata, dhe një pjesë dërmuese e punëtorëve, nuk e gëzojnë asnjë të drejtë. E një ndër shkeljet e shumta është mosdhënia e pagës me kohë, mos dhënia e pushimit vjetor, atë mjekësor dhe marrja e pagave nën shumën e pagës minimale, gjë që është në kundërshtim me çdo rregull ligjore të punës në Kosovë,” tha Gashi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat