Kastrati: Prodhuesin e "Shtabit të milionerëve" kaq shumë e paska tronditur arrestimi i Azem Sylës, sa që flakë po qet

Lajme

Kastrati: Prodhuesin e "Shtabit të milionerëve" kaq shumë e paska tronditur arrestimi i Azem Sylës, sa që flakë po qet

Më: 1 maj 2016 Në ora: 14:28

Publicisti Rexhep Kastrati, në një postim në faqen e tij në facebook ka shkruar se prodhuesin e "Shtabit të milionerëve", Express-in e Beratit kaq shumë e paska tronditur arrestimi i Azem Sylës, sa që flakë po qet.

“Prodhuesin e "Shtabit të milionerëve", Express-in e Beratit kaq shumë e paska tronditur arrestimi i Azem Sylës, sa që flakë po qet. Pas bërjes publike nga ana e Beratit se i kish hi nerva LDK, tash i paska rrokë zori pse po hesht kryeministri Mustafa! Pra, po shihet se gjithqysh po u pengon pse LDK nuk po përfshihet në luftën brenda llojit. Natyrisht se kryeministri Mustafa nuk mund të përzihet në punët e EULEX-it, si dhe dihet botërisht se ai ka qenë në Bruksel për të lobuar për liberalizimin e vizave. Dhe shpresojmë se javës tjetër, ndoshta të mërkurën që vjen do të dimë datën e saktë të liberalizimit të vizave. Ndërkaq, është e qartë se vetëm pas pak ditësh nga shfaqja e emisionit "Shtabi i milionerëve", nga i njëjti medium dhe nga drejtuesit e tij, shpërfaqen nervoza dhe shqetësime në kontekst të arrestimit të Azem Sylës”, ka shkruar Kastrati./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat