Kastrati – Buzhalës: Ku po të dhemb more Berat? Të shqetëson shembja e strukturave mafiozo-politike?

Lajme

Kastrati – Buzhalës: Ku po të dhemb more Berat? Të shqetëson shembja e strukturave mafiozo-politike?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:49

Publicisti Rexhep Kastrati, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas deklaratave të ish deputetit Berat Buzhala, lidhur me LDK-në dhe arrestimin e tashmë ish Deputetit Azem Syla.

"Berat Buzhalës i paska hyrë në nerva LDK-ja, pse po pritka që të implikuarit eventualë nē krime të arrestohen dhe të shemben strukturat mafiozo-politike. Po çka po e shqetëson më shumë Berat Buzhalën: fillimi i shembjes së strukturave mafiozo-politike, apo mosimplikimi i LDK-së në luftën brenda llojit? A mos është pjesë e këtyre strukturave mafiozo-politike, apo veç jaran i Kadri Veselit, Sami Lushtakut etj.? Së këndejmi, a ka frikë Berati se mos shpërbërja e strukturave mafiozo-politike do ta fshijë edhe atë? A ka frikë se janë kryer apo janë duke u kryer hetime edhe për pasurinë e tij dhe origjinën e saj? Në anën tjetër: pse po e shqetëson kaq shumë mosimplikimi i LDK-së në luftën brenda llojit? A duhet LDK të përfshihet në një luftë të tillë? Ç'të keqe ka nëse partitë tona pastrohen nga strukturat mafiozo-politike dhe fillojnë të funksionojnë në interes të vendit dhe të qytetarëve? Pse mërzitet Berati nga forcimi eventual i LDK-së? Dhe pse shembja eventuale e strukturave mafiozo-politike nënkupton forcimin e LDK-së? Kush tha se LDK po pret që PDK, AAK, sekta okulte e Albinit dhe Nisma të fillojnë luftë gjithëpërfshirëse? Pse Beratin nuk e shqetësonin kërcënimet me luftë brendashqiptare që vinin nga opozita? Pse në kulmin e tensionimeve në Kosovë, Berati ishte aq në humor sa të bënte hajgare në profilin e tij në facebook, kurse tash kur ka shenja se po biejnë peshqit e mëdhenj, e rrokin nervat me LDK-në? Sigurisht se janë ditët dhe javët në vijim ato që do të sqarojnë shumëçka, kurse qytetarët do të mund të marrin lajmin e mirë për liberalizim vizash", shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat