Donika Kadaj e dobëson edhe pak AAK-në, një asambliste në Istog e çon në Vetevendosje

Lajme

Donika Kadaj e dobëson edhe pak AAK-në, një asambliste në Istog e çon në Vetevendosje

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:29

Edhe një anëtare e AAK e lëshoi këtë parti për t'ju bashkuar Vetëvendosjes.

Kryetarja e nëndegës së AAK-së në Istog, asambleistja e Kuvendit Komunal, Lavdije Bujupaj, sot iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Sipas komunikates së Lëvizjes VETËVENDOSJE prurjet e reja janë konstantja e ndryshimit në Kosovë. "Si e tillë, rreth saj po mblidhen të gjithë ata që besojnë në ndryshimin e vërtetë që bëhet vetëm përmes përpjekjes së sinqertë, të vendosur dhe të palodhshme. Ne mirëpresin znj. Bujupaj dhe të gjithë ata që po i bashkohen masivisht Lëvizjes VETËVENDOSJE!".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat