Policia gjen vajzat e zhdukura

Lajme

Policia gjen vajzat e zhdukura

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:25

(E plotesuar) Dy raste të ndara të zhdukjes së vajzave janë regjistruar në Viti dhe Prizren. Për zhdukjen e tyre ishte njoftuar Policia, e cila ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ato janë kthyer në shtëpi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të zbulojë vendndodhjen e dy vajzave që ishin raportuara të humbura në Prizren e Viti.

Sipas raportit zyrtar, një vajzë nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur më 28 prill, është gjetur dy ditë më vonë, më 30 prill. Sipas raportit të Policisë, për këtë rast familjarët kishin njoftuar forcat e rendit se vajza e saj ishte larguar nga shtëpia dhe ishte e paarritshme për ta.

E njëjta, sipas Policisë, është lajmëruar dy ditë më vonë, më 30 prill, duke u arsyetuar se në kohën sa ka munguar në shtëpi ka qenë te një shoqe e saj.

Në raportin e ngjarjes shkruhet se vajza është intervistuar nga Policia e më pas me urdhër të prokurorit është rikthyer në familjen e saj.

Një rast tjetër i zhdukjes së një vajze është raportuar më 29 prill në komunën e Vitisë, ndërsa Policisë i janë dashur disa orë për ta gjetur vendndodhjen e saj.

E njëjta sipas Policisë është kthyer në familje ndërsa për zhdukjen e saj është duke u ndjekur penalisht një i mitur.

Rrethanat e zhdukjes së viktimës nga Vitia nuk janë bërë publike nga Policia.

Gjetet vajza e humbur në Viti

Njësiti policor ka arrit të gjejë viktimën femër e cila ishte e raportuar si e humbur në Viti. Së bashku me viktimë, është shoqëruar në stacionin policor edhe një i dyshuari i moshës së mitur.

Pas intervistimit palët janë liruar rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat