Bizneset trajtojnë punëtorët si skllevër modern (Foto)

Lajme

Bizneset trajtojnë punëtorët si skllevër modern (Foto)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 13:09

(E plotesuar)Në shenjë të shprehjes së pakënaqësisë me shkeljet e të drejtave të punëtorëve në sektorin privat, sot në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, iniciativa vullnetare “Ngrite zërin” organizoi një marsh protestues nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri para Qeverisë së Kosovës.

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë marsh të cilët ishin në numër simbolik, mbanin në duar pankarta me mbishkrime si “Ne nuk jemi robotë”, “Nuk po kam kah me ia mbajtë, e po punoj qitu”, “Ligji i punës në letër, ligji i shefit në vepër”, të cilat u vendosën para rrethojave të objektit të Qeverisë së Kosovës.

Përfaqësuesi i iniciativës “Ngrite zërin”, Endrit Bytyqi tha se ky është një marsh solidarizues në mbrojtje të të gjithë atyre që punojnë në sektorin privat dhe që të drejtat e tyre iu shkelen çdo ditë.

Ai gjithashtu tha se Ligji i Punës është vetëm në letër dhe nuk ekziston në praktikë, duke shtuar se bizneset kosovare i trajton punëtorët si skllevër modern.

Bytyqi: Punëtorët kosovar, skllavë modern

“Ne mendojmë se Ligji i Punës nuk po e gjen zbatimin e duhur, prandaj ne kemi vend os qëpërmes kësaj ecje vullnetare, si dhe aktiviteteve të tjera të cilat do ta pasojnë këtë marsh, të evokojmë tek institucionet relevante në mënyrë që të bëjnë më shumë mbi respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ne mendojmë se ligji ekziston atëherë kur zbatohet, prandaj mund të themi se sot ligji edhe pse është në letër, ai nuk ekziston në praktikë sepse punëtorëve të sektorit privat çdo ditë iu shkelen të drejtat e tyre. Nuk është ide që shteti i Kosovës të angazhohet për të krijuar vende të punës, por të krijojë vende të punës ku punëtori kosovar do të arrijë ta sigurojë një mirëqenie për familjen e tyre dhe jo të jetë një lloj skallvi modern, ashtu si aplikohet sot te një pjesë jashtëzakonisht e madhe te bizneset kosovare, ku punëtorët kosovar, posaçërisht të sektorit privat nuk mund ta sigurojnë mirëqenien e tyre e as për familjet e tyre.”, tha ai.

Ndërsa, Valon Ju nuzi gjithashtu nga kjo iniciativë, tha se krerët shtetëror amnistojnë bizneset e mëdha të cilat malltretojnë punëtorët.Ai shtoi se sindikatat e Kosovës, si dhe BSPK-ja nuk janë duke e kryer punën e tyre dhe në vend që të organizojnë protesta për 1 Maj, organizojnë udhëtime për në Shqipëri.

Junuzi: Shteti nuk është duke kryer punën e tij

“Ne mendojmë se problemi kryesor i këtij niveli të lartë të infomalitetit dhe shkeljesenorme të të drejtave të punëtorëve është se institucionet shtetërore vazhdimisht i neglizhojnë të drejtat sociale dhe në këtë rast të drejtat e punëtorëve. Nuk është sekret të thuhet se krerët institucional dhe krerët shtetëror, përmes lidhjeve klienteliste amnistojnë bizneset e mëdha dhe oligarkitë e shumtë, të cilat vazhdimisht i maltretojnë dhe i diskriminojnë në baza të ndryshme,punëtorët e tyre. Shteti nuk është duke e krye r punën e tij për të cilën është përgjegjës dhe ne mendojmë se presioni mbi institucionet shtetërore dhe ngritja e vetëdijes në mesin e punëtorëve është njëri ndër faktorët kyç i cili mund të sillte ndryshimin e gjendjes në terren... Ne mendojmë se sindikatat në Kosovë nuk janë duke kryer funksionin për të cilin paguhen dhe për të për cilin ato thirren. Ne mendojmë se sot sindikata ose BSKP-ja është dashur që të organizojnë protesta në të cilat do të masivizoheshin turmat dhe punëtorët e sektorit privat. Ata sot kanë vendosur të shkojnë në Shqipëri dhe të bëjnë pushim në ditën ku në të gjithë botën protestohet”, tha ai.

Ai bëri u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të sektorit privat t’i përdorin të gjitha mjetet ligjore në mënyrë që të manifestojnë pakënaqësitë e tyre dhe të bëjnë presionin e duhur te institucionet shtetërore, pavarësisht sa janë të përfaqësuar nga sindikatat.

Në këtë marsh protestues pjesëmarrës ishin edhe disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe për këtë Junuzi tha se marshi është civil dhe ka qenë i hapur për të gjithë, pavarësisht anëtarësisë së tyre partiake.

Ndërkaq, në anën tjetër nënkryetari i BSPK-së Avni Ajdini, i cili ishte bashkuar në këtë marsh, tha se sot ka dal të shpreh përkrahjen individuale për organizatorët, dhe jo të përfaqësoj BSKP-në.

Ajdini: Sot shprehi përkrahje individuale, jo të BSKP-së

“Sot nuk kam marrë asnjë ftesë për të dal por unë kam ndjerë shqetësimin tim personal dhe kam dal t’i përkrahë këta djem të cilët kanë organizuar sot këtë marsh. Kështu që kërkesattyre janë të arsyeshme dhe i përkrahi si individ, nuk po flas në emër të BSPK-së.... Ne jemi në sistemin kofederal të ndërtuar, prej poshtë – lartë, ne lartë jemi të gats hëm gjithmonë për protestë por protestë dinjitoze, protestë masive. Unë si individ kërkova që të bëhemi 200 – 300 punëtorë dhe një marsh ta bëjmë prej Gandit deri këtu te Qeveria, por nuk e panë të arsyeshme edhe atë dhe kështu ngeli siç po e shihni edhe sot”, tha ai.

Ndryshe, sindikatat e ndryshme të cilat janë të anëtarësuara në BSPK, sot kanë udhëtuar për në Shqipëri, në shënim Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Marsh protestues kundër shkeljes të të drejtave të punëtorëve

Në shenjë të kundërshtimit të shkeljes të të drejtave të punëtorëve, me theks të veçantë në sektorin privat, një grup i të rinjve zhvilloi një marsh nga sheshi "Zahit Pajaziti" deri para Qeverisë së Kosovës, ku në rrethojat e saj, u vendosën pankarta me mesazhe kundër shkeljes së Ligjit të Punës dhe Kontratës Kolektive.

Endrit Bytyqi nga ky grup i të rinjve, tha se ky aktivitet është organizuar pasi që në Kosovë po vazhdohet të ketë shkelje të të drejtave të punëtorëve.

Ai shtoi se Ligji i Punës është vetën ligj në letër, pasi nuk gjen zbatim, dhe për këtë ai fajësoi institucionet e vendit.

Valon Junuzi, po nga ky grup organizues tha se për këtë marsh ka qenë e njoftuar edhe BSPK-ja, mirëpo ata e kanë parë më të arsyeshme udhëtimin për në Shqipëri se sa të bashkohen në protestë.

Në anën tjetër, marshit iu është bashkuar edhe nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, i cili tha se në këtë marsh nuk përfaqëson BSPK-në, por është përfaqësim individual dhe përkrahje për të rinjtë që kanë organizuar këtë aktivitet.



Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat