Thaçi: Në ditët e ardhshme data për liberalizimin

Lajme

Thaçi: Në ditët e ardhshme data për liberalizimin

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:56

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” tha se në ditët e ardhshme Kosova do ta marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët kosovarë do të lëvizin lirshëm në BE.

Presidenti Hashim Thaçi në një postim në rrjetet sociale njofton se pret që në ditët e ardhshme Kosova të marrë rekomandimin për datën se kur qytetarët kosovarë do të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

“Kosova ka kryer të gjitha obligimet e veta për implementimin e kritereve demokratike. Liberalizimi i vizave është një e arritur e vonuar, por vonesa nuk e zvogëlon atë, sepse për shtetin dhe qytetarët e Kosovës përbën një të arritur historike”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në “Facebook”.

Kufijtë evropianë, ka shkruar ai më tej, do të jenë gjithnjë të hapur për fëmijët tanë.

“Ata do ta shijojnë lëvizjen e lirë, do t’i takojnë bashkëmoshatarët europianë, do të krijojnë lidhje të reja të miqësisë dhe do t’i forcojnë edhe më shumë lidhjet me familjarët e tyre në diasporë”, thekson presidenti në këtë postim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat