Zjarrfikësit e Drenasit shprehin pakënaqësinë e tyre me grevë

Lajme

Zjarrfikësit e Drenasit shprehin pakënaqësinë e tyre me grevë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:53

Zjarrfikësit e Komunës së Drenasit zgjodhën që sot në ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve t’i shprehin të gjitha pakënaqësitë e tyre me kushtet në të cilat zhvillojnë punën. Që nga ora 09-00, këta zjarrfikës kanë hyrë në grevë, e cila do të zgjasë deri në orën 17:00, të ditës së sotme, me arsyetimin se Komuna e Drenasit po shkel kontratën e punës që ka me këta punëtorë, si dhe tani e një kohë nuk po merren fare parasysh kërkesat e tyre.

Mospagesa për punën jashtë orarit, mospagaesa e punës gjatë ditën të festave, mospagesa për punën gjatë natës, janë disa nga shkeljet që sipas zjarrfikësve, po bënë Komuna e Drenasit karshi tyre.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve në Drenas, Muhamet Rama, derisa numëroi kërkesat që kanë për Komunën e Drenasit, tha se nëse deri më 15 qershor nuk përmbushen kërkesat, atëherë do të organizohet një grevë urie.

Rama: Nëse kërkesat nuk përmbushen, do të organizojmë grevë urie

“Ne sot jemi në grevë për koeficientin, ndërrimet e natës, ditët e festive dhe shujtat. Pra, kur themi koeficientin, ne ligjërisht na takon ngritja e koeficientit. Që nga qershori i vitit 2011, Kuvendi Komunal ka nxjerrë një vendim dhe ua ngrit të gjithë punëtorëve të Kuvendi Komunal, dhe ne që nga ajo kohë kemi qenë të anashkaluar. Pra, ne dëshirojmë që koeficienti të rritet nga 4.83 në 6. Kërkojmë që të kompensohet në mënyrë retroaktive nga viti 2011, kur Komuna ka marrë një vendim ad-hock për ngritjen e koeficientit për punëtorët….Greva sot që nga ora 09:00, ka filluara dhe të vazhdojë deri në ora 17:00. Shpresojmë që sot të mbyllet kjo grevë dhe shpresojmë do të lëvizin kërkesat tona dhe do të protestojmë nëse nuk lëvizin këto gjëra, më 15 qershor.... Mënyra e protestës pas 15 qershori besoj se do të jetë më e radikalizuar sepse ka mundësi që një ndërrim do t’i përgjigjet kërkesave të qytetarëve 24 orë, ne ndërrimet e tjera mund të hyjmë edhe në grevë urie”, tha ai.

Ndërkaq për t’u njohur më afër me kërkesat e zjarrfikësve, në qendrën e tyre doli edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Drenasit, nga radhët e PDK-së, Xhavit Drenuri. Ai tha se si përfaqësues i qytetarëve të Drenasit, kërkesat e zjarrfikësve do t’ i paraqet në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal, në mënyrë që të shihet mundësia për përmbushjen e tyre.

Drenuri: Këtë çështje do ta ngrisë në Kuvendin komunal

“Kërkova edhe një kontratë që ta shohë nëse punëtorët ankohen, që atyre nuk iu paguhet puna shtesë, puna gjatë festave, puna gjatë natës. Këto çështje janë të rregulluara me ligj, prandaj, kontrata që lidhen ndërmjet Komunës dhe punëtorëve, teorikisht duhet të bazohet në atë ligj. Atë që pash u çudita, megjithatë unë e mora një kopje të kontratës ta konsultojë me një person juridik- ligjor që merret me këto çështje. Këto çështje rregullohen me ligj…. Në një farë mënyre janë grumbulluar disa çështje për të cilat ka ardh kohë që të ngritjen. Unë nga pozicioni i anëtarit të Kuvendit, krejt çka mundem të bëjë është që t’i hulumtojë këto çështje, deri ku kanë shk uar, si janë të përcaktuara me ligj dhe në mbledhjen e ardhshme të kërkoj që të shkohet një pikë e rendit të ditë – e veçantë, meqenëse se është urgjente, këta njerëz janë në protestë sot dhe qytetarët kërkojnë shërbim. Kështu që unë do ta ngrisë dhe do të provoj se çfarë mund të bëj që të drejtat e tyre më elementare të mos shkelen’, tha ai.

Ai shtoi se problemet e zjarrfikësve të Drenasit kanë të bëjnë edhe me pajisjet përderisa tha se kohë më parë është blerë një pajisje mijëra euro, por që nuk i plotëson kërkesat dhe për këtë rasti është duke u hetuar edhe në prokurori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat