Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut: Pse Adem Grabovci e Ilmi Reçica vrapuan pas Dino Asanajt, i “vetë therur”?

Lajme

Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut: Pse Adem Grabovci e Ilmi Reçica vrapuan pas Dino Asanajt, i “vetë therur”?

Më: 1 maj 2016 Në ora: 12:52

Ish anëtari i UÇK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari përmes një postimi në facebook në llogarinë e tij, ka shtruar një pyetje se pse ishin ardhur me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica kur u soll Dino Asanaj i plagosur rëndë, i ”vetëtherun” dhjetëra herë me thikë.

“Bëhet pyetja pse ishin ardhur me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica kur u soll Dino Asanaj i plagosur rëndë, i ”vetëtherun” dhjetëra herë me thikë. Pra, a mos ju ishte dhimtur zemra për Dino Asanajn apo donin ta verifikonin, të siguroheshin se a ka vdekur ose ndoshta donin ta dëgjonin amanetin e Dino Hasanajt…?”, ka shkruar ai./BS/

Ja postimi i plotë:

Naim Miftari
Bëhet pyetja pse ishin ardhur me nxitim të madh në spital Adem Grabovci dhe Ilmi Reçica kur u soll Dino Asanaj i plagosur rëndë, i ”vetëtherun” dhjetëra herë me thikë. Pra, a mos ju ishte dhimtur zemra për Dino Asanajn apo donin ta verifikonin, të siguroheshin se a ka vdekur ose ndoshta donin ta dëgjonin amanetin e Dino Hasanajt…?
Dhe a posedon z Pacolli një vide inçizim (i incizuar nga ora e dorës) kur gruaja e Dina Asanajt kerkon 3 milonë euro mito për çështjen e Grandit.
Për kënd punonte zonja e Dino Asanit dhe vet Dino, dhe kush është pronar real i “Fshatit amerikan” në rrethin të Prishtines, kush janë banuesit në këto troje e shtëpi qindra milonëshe?
Si u bën të gjithë shefat e AKM-së shum shpejt të pasur milonerë, (Dino Asanaj, Ahmet Shala…. dhe interesant është të zbulohet roli i serbit të njohur antishqiptar Momqilla Trajkoviqit në tjetërsimin e një prone të një (ZEM-ZADRUGE) të këtyne herrit, dhjetëra hektarë tokë bujqësore në periferi të Prishtinës, dhjetëra milionë euro vlerë, kush i gllabëroi nga politikanët tanë këtë pasuri bashkë me kumbaren e tyre Momçillën?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat