Daut Haradinaj rrëfen për mikun e tij të betejave Agim Selmanajn!

Lajme

Daut Haradinaj rrëfen për mikun e tij të betejave Agim Selmanajn!

Më: 1 maj 2016 Në ora: 10:49

Njëri nga Komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin dhe sot lideri i AAK-së në Deçan, Daut Haradinaj në një postim në profilin e tij në Facebook ka përkujtuar sot heroin e UÇK-së, Agim Selmanajn.

Në rrëfimin e tij Daut Haradinaj tregon mes tjerash që Agim Selmanaj ishte një prej luftëtarëve të orës së parë për Çlirimin e Kosovës i cili deri në rënien në fushën e nderit kurrë nuk iu tremb ballafaqimit me forcat serbe.

Në vijim kujtimi i Daut Haradinajt për Agim Selmanajn:

Sot Deçani dhe Dukagjini kujtojnë dhe nderojnë veprën e luftëtarit të orëve të para të luftës për liri Agim Selmanaj.
Pothuajse nuk ka betejë që nuk e mban emrin e këtij luftëtari, ku përplot 18 muaj ishte në vijën e parë të frontit bashkë me shumë trima të tjerë.
Agimi si i ri ishte rritur në frymën patriotike të cilën e kishte familja e tij, kur qysh në vitet e ’80-ta atëherë kur ishte vetëm një vjeçar e tërë familja Selmanaj e Gllogjanit ishte burgosur nga regjimi i kohës, kjo rritje e tij me vuajtje dhe përpjekje për të dalë nga vorbulla e kohës, natyrshëm e gjeti Agimin në celulat e para të UÇK-së, armatosja e bashkëluftëtarëve ishte sfida e parë për Agimin e Lirisë.
Me dhjetëra herë ai e kaloi kufirin së bashku me qindra bashkëluftëtarë.Kur veç në Mars të vitit 1998 filloi lufta frontale, Agimi ishte ndër të parët që tanimë pothujase ishte kthyer në bartësin e luftës dhe të vijave kryesore të frontit. I plagosur në shumë beteja, por i pa thyer asnjëherë, Agimi dhe njësia e tij ishin bërë elitë në rajonin tonë.
Vështirë është me e imagjinu veten gjallë po të mos e kisha afër, me 9 qershor të vitit 1998 në Sukë të “Biteshit”.
Ketë ditë që unë e kujtoj si ditën më të përgjakshme të luftës pasi pothuajse tërë Dukagjini ishte në flakë dhe në të gjitha anët po binin dëshmorë trimat tanë, po atë ditë edhe pse i plagosur lehtë, ai nuk u dorëzua, por në mes te flakëve dhe breshërive ai me tërhoqi nga pika ku kishim mbetur të plagosur.
Ofanzivat e njëpasnjëshme në rajonin tonë nuk e nënshtronin Agimin. Dh po atë ditë në shkollë të Gllogjanit plagoset rëndë Agimi ndërsa bien Dëshmorë Enver dhe Orhan Halilaj nga predhat e Tankseve.
Në vjeshtën e vitit 1998, Agimi u emërua Zëvendës Komandant i Policisë Ushtarake në Brigadën 131, Jusuf Gërvalla.
Betejat dhe aksionet e Agimit janë të panumërta. Nuk ka betejë në Dukagjin që nuk e mban emrin e tij deri me datën 1 maj të vitit 1999 ku në Ratish të Deçanit pak ditë pas rënies së Shkëlzenit, Fatmirit, Hasimit, Luanit, ai bie në fushën e nderit.
Rënia e tij ishte një humbje e pa zëvendesueshme por djemtë dhe vajzat e Brigadës 131, nuk u mposhtën për asnjë moment, aq më tepër tani kur NATO po e bombardonte Serbinë pothuajse në të gjitha anët.
Agimi pas luftës u rivarros në Kompleksin Memorial në vendlindje përkrah 84 bashkëluftetarve të tij.
DH


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat