Pelegrinë serbë ishin sot në Gjakovë

Lajme

Pelegrinë serbë ishin sot në Gjakovë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 10:00

Në ditë e Pashkëve ortodoks, një grup pelegrinësh serbë kanë vizituar sot qytetin e Gjakovës.

Pelegrinët e kanë kryer këtë vizitë në orët e hershme të mëngjesit, afërsisht në orën 04:45 dhe janë larguar nga Gjakova në orën 07:05.

Vizita realizohet në kuadër të festës së Pashkëve. Ajo është siguruar nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë përcjell ekspeditën.

Gjakova prin me numrin e shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë fati i të cilëve nuk dihet ende, përjetoi masakra të mëdha si dhe ishte po ashtu njëri prej qyteteve më të shkatërruara. Ardhja e pelegrinëve serbë në këtë qytet është përcjell shpesh me protesta e kundërshtime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat