Zbardhen pasuritë e ambasadorëve, Fatos Reka 11 apartamente, Armand Shandro kredi 230 mijë euro

Lajme

Zbardhen pasuritë e ambasadorëve, Fatos Reka 11 apartamente, Armand Shandro kredi 230 mijë euro

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:53

ILDKPKI ka zbathur së fundmi deklaratat e pasurisë për ambasadorët që përfaqësojnë vendin tonë në botë.
Ajo që vihet re është se ambasadori më i pasur është Fatos Reka, ambasador në Maqedoni. Ai ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për vitin 2015 plot 11 apartamente dhe banesa, shumica në pronësi të tij por dhe të bashkëshortes. Sipas deklaratës së pasurisë, Reka zotëron plot 9 apartamente në Durrës dhe dy në Tiranë, me vlera dhjetar mijëra euro. Po ashtu, ai ka deklaruar dhe dy dyqane në Durrës dhe dy troje.

Në deklaratën dorëzuar pranë ILKDP, ai ka deklaruar se në të shumtën e rasteve apartamentet janë trashëguar nga prindërit e bashkëshortes. Përveç banesave, ai ka deklaruar dhe shumë llogari bankare, të cilat kanë vlera të larta parash. Po ashtu ka deklaruar dhe disa kredi të marra në emër të tij apo dhe të bashkëshortes. Megjithatë, duket qartë se zoti Reka ka një pasuri shumë të lartë.

Emërimi i tij ambasador u bë pas shumë debatesh dhe përplasjesh mes qeverisë dhe Presidentit, pasi ky i fundit për shumë kohë e la Ambasadën tonë në Maqedoni pa ambasador. Por emërimi u bë pas shpërthimit të trazirave në Maqedoni dhe përplasjeve politike. Nuk mbetet pas për nga pasuria edhe ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber. Ajo është pronare e dy apartamenteve në Shkodër, teksa ka deklaruar dhe plot 7 parcela me pyje, kullota dhe ullishte në Durrës. Përveç kësaj ajo zotëron 11 llogari bankare me vlera nga më të ndryshmet.

Më pak të pasurit Diplomatët që mund të cilësohen si më pak të pasurit, nga ata që janë emëruar së fundmi, janë ai i Japonisë, Armand Shandro si dhe i ngarkuari me punë në Vatikan, Visar Zhiti.

Shandro ka deklaruar pranë ILDKP vetëm të ardhurat e tij dhe të bashkëshortes, teksa ajo që bie në sy është se ai ka marrë një kredi prej 231.9 mijë eurosh me një afat shlyerje 25-vjeçar. Po ashtu, edhe bashkëshortja e tij ka marrë një kredi në SHBA prej 20 mijë dollarësh. Nga ana tjetër, Visar Zhiti, i cili nuk u arrit të dekretohej nga Nishani si ambasador, por më pas qeveria e dërgoi si i ngarkuar me punë, ka deklaruar si pasuri 3 apartamente, dy në emër të bashkëshortes, të trashëguara nga prindërit. Po ashtu, ai ka deklaruar pagën dhe të ardhurat si ish-i përndjekur politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat