Në vend se të protestojnë, sindikatat e Kosovës relaksohen në Shqipëri

Lajme

Në vend se të protestojnë, sindikatat e Kosovës relaksohen në Shqipëri

Më: 1 maj 2016 Në ora: 09:47

​Pa kontratë pune, me orare të zgjatura, me shkelje flagrante të së drejtës për pushim, në kushte të papërshtatshme të punës dhe të mosigurisë në punë, kosovarët të cilët kanë fatin të gjejnë një vend pune në Kosovë vazhdojnë të jenë viktimë e punëdhënësve që nuk respektojnë Ligjin e Punës dhe Kontratën Kolektive.

Me gjithë papunësinë e madhe dhe shkeljet elementare të të drejtave të punëtorëve, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Punëtorëve, vazhdon të drejtohen nga pensionisti Haxhi Arifi, i cili asnjëherë nuk organizoi protesta për 1 Maj. Sindikatat nuk do të protestojnë as sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por do të udhëtojnë në Shqipëri për t’u relaksuar.

Vetëm gjatë viti 2015, në të gjithë Kosovën, Inspektorati i Punës ka identifikuar1 mijë e 800 persona të cilët kanë pasur marrëdhënie pune me punëdhënës të ndryshëm , por pa kontratë pune.

Me këto kushte të punës të pakënaqur janë edhe qytetarët. Ata thonë se në Kosovë nuk respektohen të drejta e punës dhe se ligji i punës shkelet.

Qel Bruqaj është shprehur i pakënaqur me trajtimin që u bëhet punëtorëve nëKosovë duke thënë se të drejtat e tyrejanë shkelur gjithmonë.

Bruqaj: Gjithmonë janë shkelur tëdrejtat e punëtorëve

“ Është e njohur, dihetçfarë të drejta ka edhenjeriu në Kosovë... po gjithmonë janë shkel, si nuk janë shkel, kur gjithë këtofabrika, ky arsenal në Kosovë shtet-krijues - s’kemi asnjë fabrikë. Çfarë të drejte mund të ketë punëtori.. Ku punojnë, cilët punojnë me 170 euro”, tha ai.

I pakënaqur me kushtete punës është edhe Bajram Gashi. Ai tha për KosovaPress se tëdrejtat epunëtorëve më së shumti shkelen në sektorin privat, derisa tha se duhet të protestohet kundër shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

Gashi: Të drejta janë duke u shkelur me të madhe

“Sipas mendimit tim janë duke u shkelur të drejtat me të madhe, posaçërisht në sektorin privat. Unë di raste, s’po flas me emra tash, qe njëzet vjet punojnë si punëtorë krahu, nuk janë të regjistruar që t’i marrin pagat përmes bankave. Disa nuk ua japin, kur ka punë i mbajnë kur nuk ka i qesin. Kështuqë kisha apelu te inspektorët që sa më shumë t’i hulumtojnë këto raste sepse me të vërtetë janë të përmbushur të themi....Unë e kishe përkrahë këtë mendim që duhet protestuar më shumë për të drejtat e punëtorëve .... Bash disa punëtorëve që kam pasur punë me ta u kam preferuar që të ankohen dhe janë përgjigjur thjeshtë se nuk guxojnë të ankohen sepse nëse e merr vesh shefi që janë anku dalin menjëherë nga puna”, tha ai.

Sipas Sokol Halilit, shkeljet e të drejtave të punëtorëve që bëhen në ditët e sotme, nuk kanë ndodhur as në kohën e Jugosllavisë. Ai fajësoi Qeverinë dhe Kuvendin për moszbatimin e Kontratës Kolektive.

Halili: Çfarë na duhet me festu 1 Majin kur jemi të papunë

“Sidomos neve në Kosovëçfa rë na duhet festa kur jemi të papunë.80 ose 90 për qind janë tëpapunë. Pra,fjala e punëtorit nuk dëgjohet fare dhe kjo nuk ka ndodhur as në kohën e Jugosllavisë , mos me u dëgju fjala e punëtorit. Shkon punëtori 10 deri në 12 orë punon, duhet ta marrë bukën me vete, nuk ka as pushim- me ia nxjerr shpirtin punëtorit. Nuke di ku është Kontrata Kolektive. Fajtor është edhe Kuvendi dhe Qeveria sepse Kontrata Kolektive duhet me pas mbështetje, duhet me pas siguri punëtori”, tha ai.

Ndërsa, kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimitha për KosovaPress se vetëm gjatë vitit 2015 janë identifikuar 1 mijë e 800 punëtorë pa kontratë të punës, derisa numëroi edhe disa nga shkeljet tjera të të drejtave të punëtorëve, të cilat i ka identifikuar Inspektorati i Punës.

Ibrahimi: Kemi bërë 9 mijë inspektime, 1 mijë e 800 punëtorë kanë qenë pa kontrata

“Gjatë viti 2015 nekemi bërë mbi 9 mijë inspektime. Nga këto 9 mijë inspektime, fatkeqësisht ajo që është më e rëndësishmja, ne kemi hasur në rreth 1 mijë e 800 punëtorë pa kontrata pune....E mora këtë sepse është shkelje më eklatante, sepse në qoftë se një punëtor nuk është i pajisur me kontratë pune është ajo elementarja. Por, natyrisht që ka pas edhe shkelje të tjera, ka pas edheshkelje tëdrejtave të punëtorëve sa i përket pushimeve vjetore, sa i përketorarit të zgjatur, pushimit mjekësor. 8 raste i kemi nga pushimi i lehonisë, pastaj edhesiguria dhe shëndeti në punë. Do tëthotë punëdhënësi nuk ka ndërmarrë masa për krijiminkushteve më të mira të punës, qoftënë trajnimin e punëtorëve, në pajisjene punëtorëve me informata të caktuara sepse në momentin kur hynë në një kompani për të punuar ai duhet t’i ketë informatat sa i përket rrezikut në vendin e punës, e kështu me radhë”, tha ai.

Ai shtoi se gjatë kësaj kohe janë dhënë edhe 1 mijë e 600 vërejtje për punëdhënës të ndryshëm dhe janë shqiptuar 149 gjoba për këta punëdhënës. Ibrahimi tha se gjoba maksimale që mund të shqiptohet arrin vlerën 35 mijë euro. Një gjobë e tillë, tha ai, nuk është shqiptuar asnjëherë ndaj ndonjë punëdhënësi.

Se në Kosovë ka shkelje të të drejtave të punëtorëve të cilat janë të garantuara me Ligjin e Punës si dhe kontratën e punës, e konfirmoi edhe nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini.

Ai tha se Ligji i Punës është duke u zbatuar pjesërisht derisa përmendi pushimin e lehonisë si një nga të drejtat e cila shkelet nga punëdhënësit.

Derisa theksoi se në sektorin privat bëhen shkelje flagrante të të drejtave të punës, Ajdini tha se një ndër arsyet pse nuk ka respektim të të drejtave të punëtorëve është mosndërmarrja e masave të mjaftueshme nga Inspektorati i Punës dhe puna jo e duhur e gjykatave në dënimin e shkelësve të Ligjit të Punës.

Ibrahimi tha se BSPK nuk ka organizuar asnjë protestë për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve më 1 Maj, kur edhe shënohetDita Ndërkombëtare e Punëtorëve, pasi nuk ka pasur gatishmëri nga sindikatat të cilat janë të anëtarësuara në BSPK.Ai shtoi se këto sindikata për 1 Maj kanë organizuar udhëtim për në Shqipëri dhe nuk janë treguar të gatshëm për të protestuar.

Ajdini: Si BSPK jemi të zhgënjyer që nuk duan të protestojnë

“Për fat të keq këtu të ne pak si dallash e kemi marrë këtë punë. Për 1 maj të gjithë punëtorët, jo punëtorët por të gjithë qytetarët krejt në Gërmi dalin, vetëm festë bëjnë, dalin në Gërmi dhe festojnë. Ku ka lindur ajo për shembull prejçështj es së socializmit ka ngelë një traditë tjetër e kahershme, por tani kemi bërë reforma dhe duhet të bëjmë reforma edhe psikike. Me datën 13 të këtij muaji, kryesia ekzekutive ka pas mbledhje tipike me temën “Çka për 1 Maj?”. Kanë qenë të gjithë kryetarët e federatave ..... nuk ka qenë asnjë kërkesë që për 1 Maj të dalim me transparencë, 100 apo 200 punëtorë, njëfarë solidarizimi me kërkesa me bë, një marsh me bë prej Grandit deri të Qeveria...Arsye ështëse do të shkojnë krejt në Durrës. Atje do të relaksohen, kërkesat e veta po i lënë.... 11:55 Unë kisha pas dëshirë edhe bashkëpunimi me qenë i mirëfilltë se edhe bashkëpunimi me qenë më herët kishim bërë diçka. Mirëpo, edhe ne si BSPK jemi të zhgënjyer. Gjithë ato probleme janë - dhe nuk janë në gjendje sot në ditën e vetë me dalë me transparentë të kërkojnë sepse mjaftë ka shkelje të Ligjit të Punës”, tha ai.

Ndërkaq, më 13 prill të këtij viti, në Ditën Ndërkombëtare për të Vdekurit në Vendin e Tyre të Punës u bë publike se vetëm gjatë viti 2015 në Kosovë 9 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, ndërsa 45 punëtorë janë lënduar si pasojë e aksidenteve në vendin e punës, kushteve jo të mira të punës, moskujdesit të punëdhënësve si dhe edhe nga vetë punëtorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat