Marina italiane shpëton 238 emigrantë

Lajme

Marina italiane shpëton 238 emigrantë

Më: 1 maj 2016 Në ora: 00:09

Marina italiane ka shpëtuar 238 emigrantë, duke përfshirë 72 të mitur, të cilët ishin nisur me dy varka prej gome nga bregdeti libian. Nuk janë dhënë detaje për shtetet e origjinës së emigrantëve.

Operacioni i shpëtimi u zhvillua përderisa mediat italiane kanë raportuar se dhjetëra emigrantë të tjerë mund të kenë vdekur, pasi mjeti lundrues me të cilin po udhëtonin u shkatërrua rreth gjashtë kilometra nga bregdeti i Libisë.

Një anije italiane e mallrave ka shpëtuar 26 emigrantë nga varka gjysmë e fundosur, mirëpo rreth 70 të tjerë ekziston frika se kanë vdekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat