A kanë zbuluar shkencëtarët një univers paralel? Pikat e bardha pas Big Bangut mund të jenë…

Lajme

A kanë zbuluar shkencëtarët një univers paralel? Pikat e bardha pas Big Bangut mund të jenë…

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:10

Astronomët kanë gjetur pika të bardha në sfondin e mikrovalës kozmike

  • Këto mund të jenë gjurmë nga një tjetër univers që përplaset me tonin

  • Sinjalet vijnë nga 100 mijë vitet e parë pas Big Bangut

  • Ato sugjerojnë se universi tjetër ka një fizikë të ndryshme nga e jona


  • Astronomët kanë pikasur atë që mendojnë se është një univers paralel me tonin. Shkencëtarët thonë se kanë parë të dhëna në sinjalet prej skajeve më të largëta të hapësirës, që sugjerojnë se përbërja e universit tonë po preket prej një tjetër universi, krejt të ndryshëm. Analiza mund të ofrojë një prej copëzave të para të provës për teorinë e multiverseve, e cila thotë se ka shumë universe të ndryshme.


    Dr Ranga-Ram Chary, studiues në Institutin e Tekbologjisë të Kalifornisë në Pasadena, ekzaminoi të dhëna nga sfondi i mikrovalëve kozmike që u mblodhën prej teleskopit Planck të Agjencisë Hapësinore Europiane.


    Brenda kësaj drite të lënë pas prej momenteve pas Big Bangut, ai zbuloi një numër pikash të bardha, disa qindra-mijëra vite pas Big Bangut, që ndodhi 13.8 milionë vjet më parë. Kjo, sipas shkencëtarit, ngjan me dy fluska që përplasen mes tyre.


    Këta të ashtuquajtur “universe fluska” që po zgjerohen brenda multiversit, u përplasën mes tyre teksa zgjeroheshin pas Big Bangut, duke lënë nga një gjurmë në sipërfaqen e jashtme të njëri-tjetrit.


    Në një studim të botuar në arxiv.org dhe të dorëzuar edhe tek Revista e Astrofizikës, Dr. Chary thotë se sinjalet që ai ka parë sugjerojnë që universi tjetër mund të jetë shumë i ndryshëm nga i yni. Ai thotë mund të jetë një raport thërrmijash nënatomike, të quajtura barionë dhe fotonë, që është dhjetë herë më e lartë se sa ajo që shohim në universin tonë.


    Kjo do të thotë që fizika në këtë univers paralel mund të jetë shumë e ndryshme nga e jona.


    Në studimin e tij, Dr. Chary thotë: Koordinimi i parametrave në universin e hershëm, që kërkohet për të riprodhuar universin tonë sot, sugjeron që universi ynë mund të jetë thjeshtë një rajon brenda një super rajoni në zgjerim të përhershëm. Mund të ekzistojnë shumë rajone të tjerë përtej universit tonë të vëzhgueshëm, teksa secili prej tyre qeveriset nga një seri e ndryshme parametrash fizike, në krahasim me ata që kemi matur për universin tonë”.


    Për të dhënë konkluzionet e tij, Dr. Chary përdori modele të sfondit të mikrovalëve kozmike dhe i shkëputi nga fotografitë që Planck i ka bërë gjithë qiellit.


    Më pas ai hoqi sinjalet nga yjet, gazi dhe pluhuri. Me të gjithë këto të hequra, gjithë sa duhej të kish mbetur në pamje ishte zhurma. megjithatë, Dr. Chary raporton se ai gjeti pika që janë 4500 herë më të shndërritshme, nga sa duhej të ishin.


    Ato mendohet se vijnë nga një epokë në evolucionin e universit e njohur si rikombinimi, kur elektronet dhe protonet u bashkuan për herë të parë për të krijuar hidrogjenin.


    Kjo epokë ka një spektër të dallueshëm ngjyrash, për shkak të numrit të kufizuar të atomeve, që do të thotë se ka një dukje unike dhe anomalitë dallohen kollaj.


    Dr. Chary shkruan: “Ajo që dua të them është se përplasja e Universit tonë me një Univers tjetër që ka një dendësi më të lartë barionësh, është përgjegjëse për rritjen e rikombinimit”.


    Zbulimet e tij kanë ngazëllyer tashmë astronomë të tjerë, që besojnë se mund të jetë gjetur dicka, ndonëse nevojitet shmë më tepër punë për të vërtetuar sinjalet.

    Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat