Të sigurtë që e dini? Libri i të vdekurve…

Lajme

Të sigurtë që e dini? Libri i të vdekurve…

Më: 30 prill 2016 Në ora: 23:08

Libri i të Vdekurve i përket kulturës së Egjiptit të Lashtë. Qëllimi i librit të të vdekurve ishte që të shoqëronte të vdekurit në udhëtimin e gjatë që, nga jeta tokësore, do i shpinte në të përtejmen. Në brendësi të tij kishte tekste funeral të ndryshme: si formula magjiko-fetare, ashtu edhe rrëfime me të cilët i vdekuri do të mundte të kalonte provat e hsumta që do të ndeshte përgjatë udhëtimit të gjatë e të mundimshëm që do ta shpinte para Osiridit. Pra tekstet do ta ndihmoniin, si që të mbërrinte pa probleme tek zoti i vdekjes, ashtu edhe për të përgatitur të ashtuquajturën dëshmi të jetës së tij tokësore, gjykimi i të cilës i përkiste pikërisht Osiridit.


Me kalimin e kohës ka marrë shumë forma libri i të vdekurve. Fillimisht, formulat dhe rrëfimet skaliteshin në muret e dhomës së varrimit, ndërsa më vonë shkruheshin direkt në sarkofag. Me kalimin e kohës dhe duke arritur në epokën e dinastisë XVIII, libri i të vdekurve ndryshoi përsëri formë: tekstet funerale iu besuan një papirusi, që më pas mbyllej në sarkofag bashkë me të vdekurin, si dhe të gjithë ata objekte që do i duheshin në udhëtimin e tij të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat