Në Gjilan u mbajtën garat në Matematikë

Lajme

Në Gjilan u mbajtën garat në Matematikë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:57

Në Gjilan u mbajtën garat në lëndën e Matematikës për nxënësit e klasave VI, VII dhe VIII të shkollave të Komunës së Gjilanit.

Suksesi i treguar nga garuesit është mjaft i lakmueshëm, në të gjitha klasat.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, me rastin e hapjes solemne të kësaj gare, tha se DKA në Gjilan kurdoherë do të jetë e gatshme të përkrahë organizimet e këtilla të dijes, që tashmë janë bërë traditë për shkollat dhe arsimin Gjilanas.

“Edhe pse jam gjuhtarë me profesion, ju them hapur se ju duhet të fokusoheni maksimalisht kah matematika që është mbretëreshë e të gjitha shkencave. Matematika hapë rrugët e shkencës, zhvillimit dhe proceseve tjera shoqërore. Drejtoria Arsimit dhe Komuna e Gjilanit, do të jenë përherë mbështetëset kryesore të nismave të tilla të dijes dhe shkencës”, tha ndër të tjerash ai, duke falënderuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë punuar në këtë drejtim.

Ndërsa profesori universitetit “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaçi, ka thënë se niveli i shkollimit të nivelin primarë, determinon në një formë edhe sukseset dhe zhvillimet në nivelin universitar.

“Nga shkollimi fillestarë dhe sukseset e këtij niveli, varen edhe kuadrot që do t’i kemi në të ardhmen në universitet. Andaj entuziazmi që shoh sot këtu është një dëshmi se katedra e shkencave kompjuterike respektivisht e shkencave matematikore në të ardhmen do të ketë nivel të lartë të studentëve”, ka thënë ai duke apeluar që të vazhdohet me këtë ritëm të përkushtimit.

Ndryshe, nxënësit nga Komuna e Gjilanit, respektivisht numri më i madh i garuesve është pikërisht nga Komuna e Gjilanit. ​

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat