Mbeturina para derës së objektit të Komunës së Ferizajt

Lajme

Mbeturina para derës së objektit të Komunës së Ferizajt

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:33

Një pamje papastërtie mu para objektit të Komunës së Ferizajt ka nxitur reagimin edhe të organizatave joqeveritare që veprojnë në këtë komunë.

Nëpërmjet një komunikate dërguar mediave, rrjeti i OJQ-ve AVONET, ka shprehur shqetësim për gjendjen e mosmenaxhimit të mbeturinave në qytetin e Ferizajt, e sidomos pas një gjendje të ndotur në afërsi të objektit Komunës së Ferizajt në mëngjesin e sotëm.

Sipas AVONETI, kjo gjendje jo që humb imazhin e qytetit dhe krijon pasiguri nga qentë endacak, por, po ashtu, edhe rrezikon të shfaq epidemi nga mbeturinat e grumbulluara.

“AVONET konsideron se ky keqmenaxhim i mbeturinave është rrezik për shëndetin e njeriut”, thuhet në komunikatë.

AVONET, kërkon nga kryetari i Komunës së Ferizaj Muharrem Sfarqa që të ushtrojë presion tek kompania "Pastërtia" që të menaxhojë dhe ridizajnojë strategji për shtuar aktivitete në marrjen e mbeturinave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat