Lista Serbe: Tomë Gashi të kërkoj falje për termin “shkije”

Lajme

Lista Serbe: Tomë Gashi të kërkoj falje për termin “shkije”

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:11

Lista Serbe ka reaguar ndaj avokatit Tomë Gashi i cili në një paraqitje televizive i quajti serbët “shkije”.

“Gashi si njeri i edukuar dhe avokat, do të duhej ta dinte se çfarë pasoja mund të nxisë një deklaratë e tillë e ulët. Kjo është shprehje e pastër e urrejtjes me qëllim që t’i provokoj serbët gjata njërës nga festat tona më të shenjta. Në emër të popullit serb në Kosovë kërkojmë falje publike, sepse shprehje të tilla të një qytetari me shkollim akademik rrënojnë normalizimin e marrëdhënieve për të cilat punojmë në themelet e së ardhmes së përbashkët dhe bashkëjetesës”, thekson Lista Serbe.

Nga kjo listë po ashtu apelohet në Odën e Avokatëve të Kosovës që të reagojë, pasi që sipas tyre me këtë shprehje Gashi drejtpërdrejt i ka sjellë dëm këtij institucioni.

Në anën tjetër, Tomë Gashi nuk ka pranuar të kërkojë falje. “A s’po keni me çka me u marrë a?”, ka qenë përgjigjja e vetme e Gashit.

Tomë Gashi është avokat i Azem Sylës dhe në një paraqitje publike në Klan Kosova e ka përdorur termin “shkije” duke ju referuar serbëve, me arsyetimin se edhe serbët ju referohen shqiptarëve me nëncmim “shiptari”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat