Ramiz Kelmendi tregon pse la PDK-në

Lajme

Ramiz Kelmendi tregon pse la PDK-në

Më: 30 prill 2016 Në ora: 21:07

Ramiz Kelmendi nuk është më pjesë e PDK’së. Deputeti i Kuvendit të Kosovës u largua dje nga kjo parti. Ishte raportuar se ai donte postin e zëvendëskryeministrit por meqë kjo nuk ndodhi ai dha dorëheqje. Sidoqoftë deputeti Kelmendi i cili dikur ishte pjesë e AAK’së e më vonë PDK’së tash si deputet pa parti politike thotë se PDK’në nuk e lëshoi për përfitime personale por sepse i ishte pamundësuar kontributin e tij për zhvillimin ekonomik të vendit.

Largimin nga PDK Kelmedi e vlerëson si akt moral në kërkim të rrugës për t’i realizuar planet e tij për zhvillimin ekonomik.

“Ne e kemi plotë gojën sot fjalë për zhvillimin ekonomik. Ne kemi thanë dhe kemi premtu 200 mijë vende të punës. Dikush 100 mijë dikush 160 mijë. Ato numra unë i kam kuptu seriozisht, nuk i kam kuptu si një fushatë zgjedhore por si me i realizu, ajo është domosdoshmëri, qytetarët kanë nevojë për ato vende të punës dhe kam mëndu që me kyçjen time në këtë formë ka pas mundësi me u realizu më shpejt zhvillimi ekonomik”, tha Kelmendi.

Kelmendi e mohon se në PDK kishte shkuar për përfitime personale.

Pas largimit nga PDK, Kelmendi lë të hapur mundësinë që t’i bashkohet ndonjë partie tjetër politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat