AAK-së i bashkohen 60 anëtarë të rinj në Prizren

Lajme

AAK-së i bashkohen 60 anëtarë të rinj në Prizren

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:40

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Degës së partisë në Prizren kanë pranuar 60 anëtarë të rinj që sot i janë bashkuar kësaj partie.

Sipas komunikatës, ceremonia e pranimit të tyre ka pasuar një sërë takimesh të udhëheqjes së AAK, me bizneset e qytetit, me përfaqësues të jetës kulturore e politike të zonës si dhe me qytetarë të shumtë.

Këto takime, thekon AAK, janë njëkohësisht mobilizuese për protestën e 14 Majit.

Qytetarët e Prizrenit, ka thënë Haradinaj, meritojnë një jetë më të mirë dhe një shtet me dinjitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat