Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Dragash, komuniteti boshnjako-goran kundërshton (Video)

Lajme

Shtatorja e Adem Jasharit do të vendoset në Dragash, komuniteti boshnjako-goran kundërshton (Video)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:36

Edhe pse komuniteti boshnjako-goran ishte kundër, Kuvendi i Dragashit mori vendim për vendosjen e shtatores së Adem Jasharit në qendër të qytezës.

Atje u propozua që edhe sheshi të marr emrin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me 18 vota për, e dy të padeklaruar, u mor vendimi për vendosjen e shtatores në qendër të qytezës së Dragashit dhe emërimin e sheshit me emrin e komandantit të UÇK-së.

Kryesuesi i kuvendit, Shaban Shabani, thotë se në asamblenë komunale marrëdhëniet ndëretnike janë të mira, dhe se ky ishte rast i rrallë kur pati këso ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat