Komuna e Prishtinës fiton çmim për shërbimet publike

Lajme

Komuna e Prishtinës fiton çmim për shërbimet publike

Më: 30 prill 2016 Në ora: 20:31

Komuna e Prishtinës ka fituar një çmim për shërbimet publike nga “Albanian ICT Awards”, në Tiranë.

Çmimi ka të bëjë me të arritura në teknologjinë informative dhe kompjuterike dhe Komuna e Prishtinës fitoi çmimin e parë për implementimin e E-Kioskut, shërbim digjital për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Në emër të Komunës së Prishtinës, këtë çmim e pranoi Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, i cili njëherësh është edhe ideatori i E-Kioskut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat