Gashi: Hetimet ndaj Sylës, vetëm për ta zgjatur mandatin e EULEX-it

Lajme

Gashi: Hetimet ndaj Sylës, vetëm për ta zgjatur mandatin e EULEX-it

Më: 30 prill 2016 Në ora: 19:42

Sipas Tomë Gashit hetimet ndaj Sylës janë duke u bërë pa ndojë bazë vetëm që të zgjatet mandati i EULX-it në Kosovë.

Avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi i ftuar në RTV21 tha se do ta kundërshtojnë aktvendimin e sotëm për masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Sylës.

“Është shumë vështirë të vërtetohet dhe që ka shumë pak prova apo edhe aspak” tha Gashi. Ai ripërsëriti që vendimi sipas tij mund të jetë politik.

Sipas tij, EULEX-i po bën këto vetëm për të zgjatur mandatin e tij në Kosovë, pasi data e fundi është 14 qershori kur përfundon mandati i EULEX-it. Dhe siç thotë Gashi është e pamundur të mbyllet kaq shpejt ky rast.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat