Gjermania i kërkon Komisionit Evropian që ta lejojë zgjatjen e kontrolleve kufitare

Lajme

Gjermania i kërkon Komisionit Evropian që ta lejojë zgjatjen e kontrolleve kufitare

Më: 30 prill 2016 Në ora: 16:11

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas De Maiziere, ka njoftuar sot se Gjermania do t’i kërkojë Komisionit Evropian që ta lejojë vendin që t’i zgjasë kontrollet kufitare përkohësisht brenda Zones Shengen të udhëtimit pa pasaportë edhe pas 12 majit, kur edhe skadon afati ligjor i masës për kontrolle kufitare.

Reuters shkruan se Gjermania dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian kanë vendosur postblloqe të përkohshme kufitare për ta kontrolluar apo ndalur valën rekorde të emigrantëve të cilët po ikin nga konflikti në Siri, Irak dhe vende të tjera për në vendet e Evropës perëndimore dhe në Ballkan.

Gjermania ka pranuar më shumë se një milionë emigrantë vitin që shkoi.

Por, numri i mbërritjeve të emigrantëve është zvogëluar mjaft shumë pas kontrolleve kufitare që janë vendosur nga Austria dhe vende të tjera përgjatë rrugës kryesore të Ballkanit drejt veriut të Greqisë.

“Edhe nëse situata me refugjatë qetësohet në kufijtë e brendshëm përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, ne i shohim me shqetësim zhvillimet në kufijtë e jashtëm të BE-së,” that De Maizire.

Prandaj, Berlini do t’i kërkojë Komisionit Evropian, degës ekzekutive të BE-së, që ta lejojë zgjatjen e kontrolleve kufitare edhe pas 12 majit, kur baza ligjore për këtë masë aktuale përfundon, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat