“Ta pastrojmë Kosovën”-qytetarëve: Ruani ambientin me 1 Maj

Lajme

“Ta pastrojmë Kosovën”-qytetarëve: Ruani ambientin me 1 Maj

Më: 30 prill 2016 Në ora: 14:20

Nisma për mbrojtje të mjedisit "Ta Pastrojmë Kosovën", ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve të përmbahen nga djegia e gomave dhe hedhja e mbeturinave në vendet ku është e ndaluar, të dyja këto veprime të palejueshme dhe të dënueshme.

Në një komunikatë për media, iniciativa "Ta Pastrojmë Kosovën", i bënë ftesë edhe organeve të rendit që të kenë vëmendjen dhe të ftojnë qytetarët t'i përmbahen ligjeve dhe rregullave mjedisore në Kosovë.

“E dimë se me Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit ndalohet rreptësishtë djegia e gomave dhe për këtë, personat që bëjnë veprime të tilla mund të dënohen. Ajri ndotet nga dyoksina dhe materiet tjera të rrezikshme që mund të lirohen nga djegia e gomave dhe kjo përveç tjerash mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore”, thuhet më tej në komunikatë.

Kjo organizatë i bënë thirrje edhe ndërmarrjeve të pastrimit që ta shtojnë kujdesin nëpër lokacionet në të cilat tashmë dihet ku frekuentohen nga qytetarët për këtë ditë.

"Ta Pastrojmë Kosovën" në kuadër të aktiviteteve të saja ka dy muaj që ka nisur me fushatën vetëdijesuese dhe aksionet për pastrimi n e deponive ilegale dhe është duke u përgatitur për aksionin e madh me 24 Maj” , thuhet në fund të komunikatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat