A do t’i bashkohet Ajnishahe Halimit partisë së re të Ilir Dedës?

Lajme

A do t’i bashkohet Ajnishahe Halimit partisë së re të Ilir Dedës?

Më: 30 prill 2016 Në ora: 13:27

Para disa ditësh, Ilir Deda gjatë një konference njoftoi për largimin e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, pjesë e së cilës ishte për dy vite.

Ai largimin e tij e arsyetoi me disa dallime konceptuale, duke thënë se ka tash e nëntë muaj që ka funksionuar i ndarë me VV-në.

Deda po atë ditë bëri të ditur se do të angazhohet për krijimin e një subjekti të ri politik në Kosovë, duke zgjedhuar boshtin opozitar. Kjo deklaratë e tij nxiti debate të shumta se kush do të jetë pjesë e partisë së tij.

Ajnishahe Halimi, e cila sikurse Deda ishte larguar nga Vetëvendosja për shkak të disa pakënaqësive ka thënë për mediat vendore se nisma e Dedës është e duhur dhe i nevojitet Kosovës

Ajo ka theksuar se deri më tani nuk ka pranuar ndonjë ofertë për të qenë pjesë e partisë së Dedës e as nuk beson që do të ketë.

“Në Kosovë ka nevojë për një nismë të tillë, sepse po kërkohet një parti e re dhe Ilir Deda duket se e ka menduar mirë formimin e partisë së re. Unë nuk kam pasur dhe sigurisht se nuk do të kem një ofertë të re nga Ilir Deda, sepse ai pavarësisht që ka dal nga Vetëvendosja, i njeh konceptet e mia dhe është i njoftuar se çka na dallon neve dyve”, ka thënë Halimi.

Sipas saj, në Kosovë që njihet si shtet demokratik, secili ka të drejt të marr iniciativa të tilla për të mirë të vendit.

“Jemi në një vend demokratik dhe njerëzve nuk u mohohen iniciativat, sepse në momentin që i refuzohet ajo, atëherë nuk konsiderohet shtet demokratik por totalitar. Njerëzit kanë të drejt të krijojnë parti e nisma të reja dhe çdo herë ka hapësirë për iniciativa të tilla”, ka përfunduar Halimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat