Gashi: Vendimi për Sylën, pasdite ose në mbrëmje

Lajme

Gashi: Vendimi për Sylën, pasdite ose në mbrëmje

Më: 30 prill 2016 Në ora: 12:32

Tomë Gashi, avokat i ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, i akuzuar për krim të organizuar, Azem Syla, ka thënë se vendimi për mbajtjen në paraburgim, apo për mbrojtje në liri të klientit të tij pritet të merret sot.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se ende nuk është njoftuar për orën e saktë, por posa ta ketë këtë informatë, atë do t’ua jap medieve.

"Vendimi i gjyqtares do te meret ne oret e vona -te mazdites apo sot ne mbremje,momentin qe gjykata do me lajmeroj per kohen do informoj gatetaret", ka shkruar Gashi në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat