Policia u ndalon nxënësve të Podujevës ekskursion, kishte një arsye

Lajme

Policia u ndalon nxënësve të Podujevës ekskursion, kishte një arsye

Më: 30 prill 2016 Në ora: 11:51

Nxënësit e tri shkollave të mesme të Komunës së Podujevës, të cilët kishin planifikuar që sot të realizonin një ekskursion nëpër Kosovë, nuk kanë arritur të nisen me autobusë nga stacioni i autobusëve të Podujevës.

Kjo pasi që nxënësit e shkollave të mesme “Isa Boletini”, “Aleksandër Xhuvani” dhe “Fan S.Noli”, nuk kanë kërkuar leje nga Drejtoria e Arsimit të Komunës së Podujevës.

Këtë e ka konfirmuar edhe komandanti i stacionit të Policisë në qytetin e Podujevës, Bekim Bislimi.

“Policia me kërkesën e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Podujevë, ka marrë aksion për të ndaluar nisjen e nxënësve për ekskursion në Kosovë, pasi që ata janë nisur me vet iniciativë dhe pa lejen e shkollave përkatëse”, ka thënë Bislimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat