Fjalët që ja tha Joseph Daul kryeministrit Mustafa për Kosovën dhe Evropën

Lajme

Fjalët që ja tha Joseph Daul kryeministrit Mustafa për Kosovën dhe Evropën

Më: 30 prill 2016 Në ora: 10:11

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa është takuar me kryetar i Partive Popullore Evropiane ( EPP), Joseph Daul.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Mustafa transmeton fjalët të cilat i ka thënë Daul.

Daul i ka thënë Mustafës se Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën.

“Gjatë takimit që pata këtë jave me z. Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane ( EPP), aty ku është anëtare LDK-ja, iu falënderova për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të EPP-së për integrimet evropiane të Kosovës dhe veçmas për procesin e liberalizimit të vizave. I thash se me këtë po e fuqizoni edhe më shumë orientimin proevropian dhe përkatësinë evropiane të qytetarëve të Kosovës. Ai, derisa unë flisja, u ngrit nxori një hartë nga sirtari e vuri para nesh dhe më tha, shihe Kosova është mjedis Evrope, por problemi ynë është që ne të kujdesemi bashkërisht për Evropën. E kuptova se dëshironte të shtonte se ka nevojë të ketë edhe sa më shumë Evropë në Kosovë, sikurse edhe Kosovë në Evropë”, ka shkruar Mustafa në Facebook./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat