New York : Nënshkruehet dokumeni i zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Belize dhe Republikës së Kosovës (Foto)

Lajme

New York : Nënshkruehet dokumeni i zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Belize dhe Republikës së Kosovës (Foto)

Më: 30 prill 2016 Në ora: 07:07

NEW YORK : Sot, në New York më 29 Prill, 2016, në zyrën e Konsullatës së R. së Kosovës, është nënshkruar dokumenti zyrtar i bashkëpunimit mes shtetit të Karaibeve Belize, dhe Republikës së Kosovës.

Ky dokument zyrtarisht u nënshkrua nga Shkëlqesia e saj Ambasdoria Lois M. Young, në praninë e Janine Felson, Zëvendës Përfaqësuese të Përhershëme në Zyrën e Misionit të Përhershëm të Belize në Kombet e Bashkuara, dhe i ngarkuari me detyrën e Konsullit të Përgjithshëm, në Konsullatën e Kosovës, në New York, diplomati Ylebr Kryeziu, në prezecën e diplomates Albana Bylykbashi.

Me nënshkrimin e këtij dokumenti, ka thënë Kryeziu, ai paraqet një hap historik në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes Belize dhe Republikës së Kosovës.

"Vendimi ynë i ndërsjelltë për të rritur më tej bashkëpunimin tonë me një nënshkrim formal të marrëdhënieve diplomatike, jo vetëm që do të çimentos këto lidhje diplomatike, por ka për të forcuar edhe partneritetin tonë strategjik dhe miqësinë, mes dy vendeve tona" ka thënë në statusin e tij - në medien sociale Facebook, diplomati kosovar Ylber Kryeziu, njofton Bota sot, nga New Yorku./B.Sina/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat