CBM dhuron libra për Shkollën Fillore ‘’Shaban Idrizi’’

Lajme

CBM dhuron libra për Shkollën Fillore ‘’Shaban Idrizi’’

Më: 30 prill 2016 Në ora: 00:20

Mitrovicë/a 29.04.2016: Community Building Mitrovica duke e parë nevojën e madhe që shkollat e komunës sonë kanë për t`u pajisur me literaturë nga fusha të ndryshme, dhe duke ndjekur bashkëpunimin e mirë që shkollat kanë krijuar me organizatën tonë, në një takim me drejtoreshën e Sh.F.M.U “Shaban Idrizi” të Zhabarit, Znj. Shqipe Ibrahimi Haxha, CBM ka bërë donacion njëzet e tri tituj librash.

Këto libra janë dedikuar si para-mbështetje që CBM-i i ka ofruar shkollës në fjalë edhe rreth organizimit të gjysmëmaratonës, që organizohet nga nxënësit e zellshëm të shkollës, e cila do te mbahet më datë 04 Maj 2016. Moto e gjysmëmaratonës do të jetë ‘’Vrapo dhe Ndihmo edhe ti fëmijet pa përkrahje të familjes” dhe të gjitha të hollat që do të mblidhen do t`i dërgohen fëmijëve në strehimoren në Mitrovicë.

CBM ftonë gjithashtu të gjitha organizatat, institucionet lokale dhe ato qëndrore që të përkrahin iniciativa të tilla, dhe gjithashtu t’i bashkangjiten aktivitetit ‘’Vrapo dhe Ndihmo edhe ti fëmijet pa përkrahje të familjes’’.







Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat