Albert Berisha që u kthye nga Siria, dënohet me burg (Video)

Lajme

Albert Berisha që u kthye nga Siria, dënohet me burg (Video)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 23:30

Albert Berisha, djaloshi 29 vjeçar nga Prishtina që kishte shkuar për të luftuar në Siri dhe Irak, është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg, nga organet e drejtësisë në Kosovë.

Berisha kishte shkuar në Siri për të luftuar për çlirimin e Sirisë, por ishte kthyer, siç ka thënë ai, pa shkrepur asnjë plumb, sepse atje, ashtu si pati deklaruar vet në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës, e pa se gjërat nuk ishin si ai i kishte menduar.

Berisha, që është magjistër i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, tregimin e tij në vazhdimësi e kishte përdorur për të njoftuar të indoktrinuarit e të keqinformuarit që të mos shkonin për të bërë luftë në krah të militantëve të ISIS-it.

Prishtinasi storien e tij të plotë e kishte shpalosur në një edicion të Info Magazinës, ku pati treguar deri në detaje rrugëtimin e tij dhe gjithçka që kishte përjetuar përgjatë rrugës deri në Siri dhe kthimit të mundimshëm në Kosovë.

“Krejt çka dua është që shteti ta vlerësojë sinqeritetin tim dhe ta jap një verdikt në emër të drejtësisë dhe të më lejoj që të vazhdoj rrugën time përpara”, kishte thënë, pos tjerash, Berisha.

“Të gjithë shqiptarëve, por edhe të tjerëve, të cilët mendojnë se janë duke bërë një vendim të mirë, duhet ta dinë se gjendja atje, në terren, ndryshon tërësisht nga se promovohet. Atje është luftë, dhe prania jonë atje më shumë mund të jetë e dëmshme, sesa e dobishme për vet popullsinë siriane”.

“Ju bëjë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në Kosovë, të japin kontributin e tyre për këtë vend, për vendin tonë dhe për familjet tona”.

Gjithsesi, vendimi për Albert Berishën ende nuk është i formës së prerë. Ai mund të shtrojë ankesë në Gjykatën e Apelit për zvogëlim dënimi, apo për rrëzim të plotë të vendimit të gjykatës në shkallën e arë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat