Veseli flet për dorëheqjen e Kelmendit

Lajme

Veseli flet për dorëheqjen e Kelmendit

Më: 29 prill 2016 Në ora: 22:47

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli është deklaruar rreth largimit tashmë të ish- deputetit të PDK-së, Ramiz Kelmendi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkuar se ai është njoftuar sonte rreth këtij vendimi, por e falënderon për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm.

Veseli poashtu, i uron punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme.

“Sonte u njoftova për vendimin e deputetit Ramiz Kelmendi për t'u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. E falënderoj për kontributin dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme. Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen. K.V”, ka shkruar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat