Krasniqi: Po bisedojmë për zgjedhjet e parakohshme (Video)

Lajme

Krasniqi: Po bisedojmë për zgjedhjet e parakohshme (Video)

Më: 29 prill 2016 Në ora: 22:24

Sipas Jakup Krasniqit, do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi në emisionin ‘Debat’, ka deklaruar se AAK dhe NISMA po zhvillojnë takime me partitë në pushtet ndërsa çështje e diskutuar nga opozita janë zgjedhjet e parakohshme.

Sipas tij, do të zhvillohen edhe më tutje takime me ndërmjetësimin e shoqërisë civile dhe ambasadave për të diskutuar çështjen e normalitetit politik e që në interesin opozitar ky normalitet politik do të thotë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Krasniqi ka theksuar se duhet të vendosin organet e dy partive nëse përfaqësuesit e tyre do të vendosin të shkojnë në takimin që mund të ftojë Presidenti Hashim Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat