Kryeministri: Pallati i Rinisë nuk do të shitet, duhet t’i takojë qytetarëve

Lajme

Kryeministri: Pallati i Rinisë nuk do të shitet, duhet t’i takojë qytetarëve

Më: 29 prill 2016 Në ora: 22:03

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa duke e komentuar vendimin e sotëm të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për ta vënë në procesin e likuidimit Pallatin e Rinisë në Prishtinë, thotë se vendimi nuk nënkupton shitjen e tij.

Sipas tij, ka hapësirë që pallati të marrë cilësinë e ndërmarrjes publike të Prishtinës apo të karakterit regjional.

Postimi i plotë i kryeministrit në Facebook:

Pallati i Rinisë në Prishtinë duhet tu takojë qytetarëve. Ky pallat është ndërtuar në pjesën më të madhe me kontributet e qytetarëve të Prishtinës. Asokohe Komunën e Prishtinës e përbënin edhe Fushë Kosova, Graçanica dhe Artana (Novo Bërda).

Kryetari I Këshillit Drejtues të Agjencionit Kosovar të Privatizimit, z. Petrit Gashi, më njoftoi sot për vendimin e këtij Këshilli që të vej në proces të likuidimit Pallatin e Rinisë, si pasojë e problemeve në menaxhim dhe të detyrimeve ndaj palëve të treta. Vendimi nuk nënkupton shitjen e Pallatit. Ka hapësirë të kërkohet zgjidhja , edhe me Komunën e Prishtinës, që ky pallat të merr cilësinë e ndërmarrjes publike të Prishtinës ose të karak terit regjional, gjithnjë sipas interesit dhe gatishmërisë së Prishtinës apo edhe të komunave të cilat në kohën e ndërtimit kanë qenë pjesë e Prishtinës për të marrë mbi vete detyrimet e këtij Pallati dhe për ta qeverisur ate në mënyë korporative. IM

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat