Deputeti Ramiz Kelmendi jep dorëheqje nga PDK-ja, tregon arsyet

Lajme

Deputeti Ramiz Kelmendi jep dorëheqje nga PDK-ja, tregon arsyet

Më: 29 prill 2016 Në ora: 20:51

(E plotesuar) Biznesmeni dhe deputeti i deritanishëm i PDK-së, Ramiz Kelmendi ka njoftuar se është larguar nga PDK.

“Dorëheqja ime vie pasi që vizioni im për zhvillim ekonomik të Kosovës mu pamundësua”, ka thënë Kelmendi.

Deputeti Ramiz Kelmendi jep dorëheqje nga PDK-ja?

Deputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi, sipas burimeve të lajmit, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ky burim bënë të ditur se kjo ka ndodhur për shkak të mospërmbushjes së kërkesës së Kelmendit, për tu bërë zëvendëskryeministër i Kosovës.

Ndryshe, ka disa muaj që ai ka filluar një lloj kërcënimi publik ndaj partisë ku është bërë deputet, duke thënë se do të jep dorëheqje nëse nuk e bëjnë zëvendëskryeministër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat